Futboll

Spektakël pas fitues në ‘Camp Nou’ mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid

Gazeta Si – Ka përfunduar në barazim 2-2 superndeshja e Ligës së Europës mes katalanasve dhe ‘Djajve të kuq’. Dy gjigantët e futbollit europian, që zakonisht i shohim në Champions, kanë lënë gjithçka të hapur për kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Angli.

Pjesa e parë ishte pa gola, me dy skuadrat që më shumë studiuan njëra-tjetrën dhe pak rrezikuan. Ndeshja u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, teksa Barcelona kaloi në avantazh me Markos Alonso, i cili goditi saktë me kokë pas krosit nga goditja e këndit.

I menjëhershëm reagimi i Mançesterit, që barazoi 3 minuta më pas me Rashford. Numri 10 i anglezëve ishte protagonist edhe në golin e dytë të anglezëve, ai dribloi Rafinjën dhe futi topin në zonë, ku u devijua nga Bruno Fernandes e më pas u dërgua në rrjetë nga francezi Kounde.

Barcelona barazoi me një gjuajtje-kros të Rafinjës nga e majta, që befasoi de Gean. Ritëm i lartë dhe shumë raste në të dyja portat, por në fund ndeshja u mbyll në barazim 2-2. Kualifikimi do të vendoset në ‘Old Trafford’ më 23 shkurt.

Në ndeshjet e tjera të luajtura deri tani, Roma u mund 1-0 nga Salcburgu, Shakhtar Donetsk fitoi 2-1 ndaj Renes, kurse Ajaksi barazoi pa gola me gjermanët e Union Berlinit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë