Futboll

Lista zyrtare, Duka kërkon mandatin e dytë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Gazeta si – UEFA ka publikuar sot listën përfundimtare me kandidatët për postin e presidentit të saj dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ku bën pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Zgjedhjet do të zhvillohen në kongresin e 47-të të UEFA-s, më 5 prill, në Lisbonë.

Armand Duka kërkon mandatin e dytë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Ai është në garë me 12 kandidatë të tjerë, nga të cilët do të përzgjidhen anëtarët e rinj.

Ceferin dhe Duka gjate nje takimi ne Tirane. Gazeta Si, 16 shkurt 2023

Për postin e presidentit të UEFA-s nuk do të ketë garë, sepse kandidati i vetëm është presidenti aktual, slloveni Aleksandër Ceferin.

Lista e kandidatëve për një mandate 4-vjeçar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s është kjo:
1.Christensen* Jesper Møller (Danimarkë)
2.Diallo Philippe (Francë)
3.Duka* Armand (Shqipëri)
4.Fousek Petr (Republika Çeke)
5.Klaveness Lise (Norvegji)
6.Kobiashvili Levan (Gjeorgji)
7.Pavelko* Andrii (Ukrainë)
8.Petrie Rod (Skoci)
9.Quaderer Hugo (Lihtenshtejn)
10.Rubiales* Luis (Spanjë)
11.Vassallo Björn (Maltë)

  1. Vatzke Hans-Joachim (Gjermani)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë