Gazeta Si – Rei Manaj është ende pa skuadër. Sulmuesi i Kombëtares shkëputi disa ditë më parë marrëdhënuet me Uatfordin në Angli, ku gjërat nuk shkuan ashtu siç shpresonte futbollisti lushnjar. Tani ai është i lirë dhe gjasat janë që të rikthehet në Spanjë.
Klubi që ka shfaqur interes deri tani për Manajn është Albacete. Me këtë skuadër, që merr pjesë në Ligën 2 të futbollit spanjoll, sulmuesi kuqezi është aktivizuar edhe më parë. Ai e njeh mirë këtë kategori, ku ka luajtur edhe me Barcelonën B dhe me Granadën, pas largimit nga Interi.

Me shumë mundësi, Manaj do të kthehet në Spanjë, ku do të bashkohet me tre kuqezinj të tjerë, mbrojtësin Ivan Balliu që luan te Rajo Valekano, mesfushorin Keidi Bare që luan me Espanjolin dhe sulmuesin Myrto Uzuni, pjesë e Granadës.
Manaj ka pasur edhe disa eksperienca në Itali, ku ka veshur fanellën e Interit, Kremonezes, Pizës, Peskarës dhe Specias. Pas largimit nga Uatfordi u fol edhe për një rikthim në vendin fqinj, por aktualisht shanset më të mëdha lidhen me pistën spanjolle. Nëse nuk gjen shpejt skuadër të re, Manaj me shumë mundësi do të mungojë edhe në Kombëtare për ndeshjet e para eliminatore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




