Gazeta Si – Është prezantuar sot në Silverston makina, me të cilën skuderia nga Shtutgarti synon rilindjen, duke lënë pas një 2022 larg pritshmërive.
Mercedesi është kthyer te ngjyra e zezë, duke hequr dorë nga ngjyra e argjendtë, që vitin e kaluar nuk solli shumë fat për Ljuis Hemilton dhe Xhorxh Rasëll. Vetëm një fitore në Brazil për pilotin anglez, që sot feston 25-vjetorin e lindjes.

Mercedes W14 është makina, me të cilën kjo skuderi synon të rifitojë pozitat e humbura. Në krah të Hemilton dhe Rasëll do të jetë Mik Shumaker, i pranishëm në çdo garë të Botërorit.
Ka lindur nga eksperienca e vështirë e 2022-shit ‘Mercedes-AMG F1 W14 E Performance’, që 7 herë kampioni i botës dhe shoku i tij i skuadrës do të drejtojnë këtë vit. Të dy janë mjaft të karikuar për sezonin e ri.
Prezantimi në studio dhe pastaj xhirot e para në pistën e Silverston. Për të kuptuar kualitetin duhen pritur tri ditët e tseteve në Sakhir dhe debutimi në Çmimin e Madh të Bahrejnit. Në dizajnin e makinës godet tonaliteti “phantom black”.

Gjatë prezantimit, Ljuis Hemilton u shpreh: “Makina e re W14 është e mahnitshme. Shpresojmë që e gjithë puna e bërë të transformohet në një performancë sa më të mirë në pistë. Dëshira për të zbritur në pistë është e madhe. Më pëlqen të jem pjesë e kësaj skuadre. Synoj përmirësimin gjithmonë, është pjesë e ADN-së time. Ndihem i privilegjuar të drejtoj këtë makinë. Do të mësojmë më shumë në testet e javës së ardhshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




