Gazeta Si – Myrto Uzuni është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës për Ligën 2 nga prestigjiozja spanjolle ‘As’. Nuk është surprizë në fakt, duke parë formën shumë të mirë që po kalon sulmuesi i Kombëtares po kalon.
Uzuni ishte njeriu i ndeshjes ndaj Tenerifes, ku Granada fitoi 2-0. Futbollisti beratas realizoi të dy golat nga pika e bardhë e penalltisë. Ai është golashëneusi më i mirë jo vetëm i Granadës, por edhe i kampionatit, me 17 gola.

Është momenti më i mirë për sulmuesin kuqezi që kur është transferuar në Spanjë. Për këtë arsye ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera më të mëdha në Spanjë dhe në kampionate të tjera. Valencia është e fundit në listë që kërkon të marrë futbollistin shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




