Gazeta Si – Pas disa javësh pa fitore, Partizani është zhbllokuar në Ballsh, ku fitoi 0-1. Një fitore me shumë vlera për të kuqtë, të cilët i bashkohen Vallaznisë së vendit të dytë me 34 pikë, 3 më pak se Tirana kryesuese.

Një gol i Mensah 13 minuta para fundit vendosi ndeshjen. Sulmuesi i Partizani kishte vetëm 7 minuta që ishte në fushë dhe zhbllokoi një sfidë, që dukej se po shkonte drejt barazimit. Miqtë kanë arritur të fitojnë një transfertë shumë të vështirë, duke kapërcyer krizën që po vuanin prej javësh.
Bylisi në anën tjetër merr një goditje të rëndë. Ballshiotët mbeten në vend të parafundit dhe rreziku i rënies nga kategoria bëhet edhe më i madh, pavarësisht se rivalët janë aty pranë me pikë. Humbjet në shtëpi kanë gjithmonë një peshë të madhe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




