Gazeta Si – Pavarësisht përgënjeshtrimeve nga ana agjencisë që menaxhon mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, kalimi i tij tek Interi është i mundur. Ish-lojtari i Milanit është mik i ngushtë i turkut Hakan Çalhanoglu. Pas një viti te Barcelona ai dëshiron të kthehet në Itali, por me fanellën zikaltër.
Paragjykimet duhen lënë mënjanë. Kalimi nga kuqezi në zikaltër, që për shumë tifozë ishte jonatyral, funksionon. Nuk është e lehtë të kalosh nga një anë e Milanos në tjetrën, por është e mundur. Rasti i Çalhanoglu shërben si model edhe për kalimin e Frank Kesi tek Interi. Duhet pak kohë, por javën e fundit është ndërtuar skema e transferimit të mundshëm.

Ajo që e bind klubin ziklatër nuk është vetëm vlera e lojtarit, një mesfushor me karakteristika që nuk i ka askush në grupin aktual, por edhe bindja se Kesi do të jepte ekuilibër në formacionin e trajnerit Inzagi. Pikërisht ashtu siç ka ndodhur me Hakan Çalhanoglu para tij.
Dhe të dy janë shumë miq. Turku dhe afrikani kanë shkuar në Milano në të njëjtën kohë, në verën e 2017-ës, kanë luajtur bashkë deri në 2021-shin, kur Hakani zgjodhi Interin me parametra zero. Kesi priti një vit më shumë, fitoi edhe titullin dhe pastaj kaloi te Barcelona, që i ofroi një pagë më të mirë.
Kesi gjithsesi mbetet shumë i lidhur me Milanon edhe falë mikut Çalhanoglu. Ata bisedojnë shpesh, ndërsa porta e Interit është e hapur edhe për afrikanin. Ka një hipotezë për një shkëmbim të mundshëm me Marselo Brozoviç, që është në listën e shitjeve për arsye ekonomike, por edhe për faktin se klubit nuk i ka pëlyqer rikuperimi i ngadaltë i kroatit nga dëmtimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




