Futboll

Ardian Mema jep dorëheqjen nga Kastrioti, Çela drejt rikthimit te krutanët

Gazeta Si – Ardian Mema është trajneri i radhës që largohet në Superiore. Pas humbjes me Kukësin, kryeqytetasi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Kastriotit dhe drejtuesit e klubit e kanë pranuar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi krutan me një postim në fazën zyrtare, ku falënderon Memën për punën e bërë në këto pak muaj, pasi ai e kishte marrë drejtimin e skuadrës në dhjetor. Në njoftim nuk jepet informacion për trajnerin e ri, por gjasat janë që të rikthehet Emiljano Çela.

Emiljano Çela mund te rikthehet te Kastrioti. Gazeta Si, 13 shkurt 2023

Kastrioti ka zbritur në vend të fundit dhe është skuadra më e rrezikuar për rënien në Kategorinë e Parë. Edhe pse ka edhe shumë javë kampionat, është shumë e vështirë që krutanët të mbijetojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë