Lajme

Aksident në Fier-Vlorë kamioni bie në kanal

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në hyrje të autostradës Fier-Vlorë, në Levan. Një kamion i markës tip Benz, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Shkak i aksidentit ka qenë bllokimi i timonit, çka e ka vështirësuar punën e drejtuesit të mjetit për të manovruar në kohë.

Në vendin e ngjarjes uniformat blu po bëjnë të mundur normalizimin e trafikut. Mësohet se nuk ka persona të plagosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë