Njerez

Sanremo, Blanco thyen heshtjen: Ariston, më mësove të vrapoja, por unë rashë

Rrallëherë ndodh që vëmendja e audiencës së Festivalit të Sanremos të zhvendoset nga konkurrenca te një i ftuar, por kjo është pikërisht ajo që i ndodhi Blanco-s gjatë natës së parë të Sanremos më 7 shkurt, kur, për shkak të një problemi teknik të lidhur me performancën e tij, këngëtari nga Brescia filloi të shkatërronte gjithë skenën. Menjëherë pas kësaj filluan polemikat midis atyre që e justifikonin prej moshës (Blanco është 20 vjeç) dhe atyre që e konsideronin si një shembull të keq për të rinjtë. Kuptohet që pyetjet e gazetarëve gjatë konferencës për shtyp të Sanremos të nesërmen ishin të gjitha për të.

“Blanco më telefonoi, i erdhi shumë keq, i kërkon falje Festivalit dhe të gjithëve. Ai e kishte gabim. Ai nuk donte të tregonte mungesë respekti për askënd. Nuk dua ta justifikoj: ai kërkoi të falej, i vetëdijshëm se kishte bërë diçka që nuk donte ta bënte. Por ndoshta në moshën 19-20 ju bëni gjëra që nuk dëshironi t’i bëni. I pranoj faljet me qetësi”, ka thënë Amadeus para se të lexonte, pak çaste më vonë, një mesazh të shkruar nga vetë Blanco dhe postuar në profilin e tij në Instagram.

Është një lloj poezie e shkruar me stilolaps në një fletore dhe që i adresohet skenës së Ariston, e njëjta ku në 2022 Blanco fitoi Sanremon, duke përfaqësuar Italinë në Eurovizion.

Pjesë nga letra e Blanco-s

Lulet bien, lulet thyhen, perdja bie, Ariston. Të kam përlotur si nënën time. Më ke parë të brishtë si fëmijë. Dhe këtu, pikërisht këtu ku më mësove të vrapoja, rashë. Shkatërrova fytyrën dhe po qaj Ariston. Por pastaj… qesh. Sepse nuk jam aq perfekt sa doje ti, por në fund jam vetvetja. Të dua, Ariston. Me gjithë marrëzinë time”, shkruan Blanco duke i shtuar si diçiturë “Qytetit të Luleve” faljes. Për atë që ndodhi në skenë do të flitet gjatë, duke qenë se polemikat në Sanremo kanë një pasojë të rëndë, por e dimë me siguri se ky episod nuk do të rrezikojë karrierën e një prej artistëve të rinj më premtues të muzikës italiane./Vanity Fair/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë