Motosport

Cirkuiti në Elbasan bën bujë, është projektuar nga ish-piloti i F.1 Alex Wurz

Gazeta Si – Projekti për cirkuitin që do të ndërtohet në Elbasan, me perspektivë edhe për garat e Formula 1, si pohoi vetë kryeministri Rama, ka bërë bujë në Europë. Shtypi italian i ka kushtuar një artikull këtij projekti, duke dhënë edhe disa detaje. Në artikullin e Sportmediaset shkruhet:

Nga konkursi per projrktin e cirkuitit ne Elbasan. Gazeta Si, 4 shkurt 2023

Shqipëria ka bërë hapat e parë për t’u afruar me automobilizmin sportiv. Lirim Zendeli, piloti 23-vjeçar i lindur në Gjermani, por me origjinë shqiptare, ishte ftuar nga ambasadori italian në Tiranë, Fabricio Buçi, në kuadrin e një iniciative me objektivin për të realizuar një cirkuit që përshtatet për të gjitha kategoritë, duke përfshirë edhe F.1, në Elbasan.

Zendeli është ‘blerja’ e fundit e ‘Monaco Increase Management’, kompania e themeluar nga sipërmarrësi italian Salvatore Gandolfo, që ka nën kontratë mes të tjerësh edhe Alex Palou, kampioni 2021 i Indycar dhe piloti i tretë MekLaren në F.1, si dhe liderin aktual të Formula E, Pascal Wehrlein.

Në një takim të fundit janë konfirmuar lidhjet miqësore që Italia ka me Shqipërinë. Në hotel ‘Maritim Plaza’, në praninë e kryeministrit Edi Rama, u zhvillua të premten konkursi për projektet e autodromit, me 4 propozime nga Italia, Britania e Madhe dhe Austria.

Ish-piloti i F.1, Alex Wurz, duke prezantuar projektin. Gazeta Si, 4 shkurt 2023

Në fund ka fituar projekti i ish-pilotit të Formula 1, Alex Wurz. Ai ka prezantuar një impiant multifunksional, për realizimin e të cilit do të duhen rreth katër vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë