Treg

BE arrin marrëveshje për kufirin e çmimit të naftës ruse, të dielën hyn në fuqi

Qeveritë e Bashkimit Evropian ranë dakord për të vendosur një kufi të çmimit prej 100 dollarësh për fuçi, për shitjet e naftës ruse. Masa lidhet me embargon e BE-së për karburantin.

Hapi më i fundit synon që t'i jap fund varësisë energjetike të bllokut nga Rusia, si dhe të kufizojë paratë që Moska merr për të financuar luftën e saj në Ukrainë.

Diplomatët, që përfaqësojnë 27 qeveritë e BE-së, vendosën kufirin për karburantin rus të naftës, karburantin e avionëve dhe benzinën, përpara hyrjes në fuqi të dielën(5 shkurt).

Masa synon të zvogëlojë të ardhurat e Rusisë, duke lejuar naftën e saj të rrjedhë në vende joperëndimore, për të shmangur një mungesë globale që do të rriste çmimet dhe inflacionin.

Kufiri prej 100 dollarësh për fuçi zbatohet për naftën ruse dhe karburantet e tjera që shiten më shumë se nafta e papërpunuar e përdorur për prodhimin e tyre. 

Zyrtarët ranë dakord për një kufi prej 45 dollarësh për fuçi për produktet ruse të naftës që shiten për më pak se çmimi i naftës së papërpunuar. Marrëveshja vjen pas një dakordësie të ngjashme të G-7-ës, për të kufizuar çmimin e naftës së papërpunuar ruse në 60 dollarë për fuçi. 

Të gjitha kufijtë e çmimeve do të zbatohen shoqëruar me një kërkesë për transportuesit dhe siguruesit me bazë kryesisht në botën perëndimore, që të respektojnë sanksionet dhe të trajtojnë produktet e naftës me çmime vetëm me ose mbi kufijtë.

Rusia ka thënë se nuk do t'u shesë vendeve që i binden kufirit të naftës, por për shkak se nafta e saj shitet për më pak se 60 dollarë për fuçi, ajo ka vazhduar të furnizojë tregun global. 

Kufiri i çmimeve inkurajon klientët joperëndimorë, që nuk e kanë ndaluar naftën ruse, që të kërkojnë ulje, ndërsa evazioni, edhe pse i mundshëm, mbart kosto shtesë. 

Nëse kufiri i çmimit funksionon, siç synohet, dhe nafta ruse vazhdon të rrjedhë, çmimet e karburantit nuk parashikohet të rriten në qiell, thonë analistët. Evropa mund të marrë furnizime alternative me naftë nga SHBA, India dhe Lindja e Mesme, ndërsa Rusia mund të kërkojë klientë të rinj jashtë Evropës. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë