Gazeta Si – “Ligji i 'forcës' të Premier Ligës, por nuk është kështu. Është një kompeticion i bazuar në humbje milionere nga kjlubet (të ardhurat që ata kanë nuk mjaftojnë). Pjesa më e madhe e klubeve janë ekonomikisht të dopuar".
Me një postim në Tuiter, presidenti i Ligës, Havier Tebas, ka sulmuar përsëri kategorinë më të lartë të futbollit anglez, protagoniste absolute e sesionit dimëror të merkatos.
Sipas ‘BBC’-së, në janar klubet angleze kanë investuar 922 milionë euro, nga të cilat 311 vetëm në ditën e fundit të tratativave. Merkaton më të bujshme e ka bërë Çelsi, që në janar ka shpenzuar shifrën rekord të 326 milionë eurove, më shumë se Serie A, Liga, Ligue 1 dhe Bundesliga të gjitha bashkë.
Tebas është një nga personazhet që del gjithmonë hapur me qëndrimet e tij në lidhje me çështjet kryesore në futboll. Gjithmonë ka qenë kundër sheikëve në futboll, sepse klubet e tyre, sipas tij, shkelin rregullat e fair play-it financiar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.