Lajme

Sandër Lleshi merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme

Kryeministri Edi Rama prezantoi zv/ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshi vetëm pak minuta, pasi ai u emërua në këtë detyrë. Në ceremoni ishte edhe Fatmir Xhafaj, si edhe drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Pas prezantimit, kryeministri Edi Rama del nga ambientet e ministrisë së bashku me Fatmir Xhafajn, ndërkohë që nuk bëjnë asnjë koment për gazetarët.

Pas seancës së sotme plenare në Kuvend për votimin e dekretit të Metës për shkarkimin e Fatmir Xhafajt, kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë.

Në këtë mbledhje të posaçme u bë zyrtar emërimi i Gjeneral Sandër Lleshit si zv.ministër i Brendshëm, por me kompetencat e ministrit.

Një post i tillë Lleshit i jepet si pasojë e refuzimit të dekretimit si ministër nga ana e presidentit Ilir Meta.

Kryeministri Rama në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit u shpreh se Sandër Lleshi është njeriu i duhur në kohën dhe vendin e duhur. Vlerësimin dhe mbështetjen e tij për Lleshin, kryeministri e ka treguar edhe nëpërmjet Fotos së Ditës të publikuar në rrjetin social “Facebook”.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10156223630771523/?type=3&theater


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë