Arsim

Në 13 shkolla nuk do të rifillojë mësimi të hënën

Gazeta SiPjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet. Këtë e ka deklaruar Ministria e Arsimit përmes një deklarate. Ndërkohë janë 13 shkolla në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi mësimor nuk mund të fillojë ditën e hënë.

1. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,

2. Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,

3. Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë, 

4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,

5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh, 

6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,

7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult, 

8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,

9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,

10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult, 

11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult, 

12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult, 

13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë