Moti

Reshje shiu, rrebeshe dhe borë, ulen temperaturat

Qëndra ciklonike e pozicionuar në detin Adriatik, vijon të ushtrojë aktivitetin e saj duke mbajtur reshje shiu me rrebeshe dhe reshje bore në zonat malore.

E Premte, data 20 Janar 2023

Moti do të jetë me vranësira, reshje shiu në zonën veri-perëndimore, reshje bore në veri-lindje jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     2/6°C
Zona e ulët         8/13°C
Zona bregdetare 10/14°C

E Shtunë, data 21 Janar 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare, me reshje shiu  në zonën perëndimore, reshje bore në veri-lindje jug-lindje deri në lartësitë e ulëta. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 1,8 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     0/5°C
Zona e ulët         4/11°C
Zona bregdetare 8/13°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë