Qëndra ciklonike e pozicionuar në Europën qendrore po ushtron aktivitetin e saj në Mesdhe, duke mbajtur mot me stuhi dhe reshje shiu në vendin tonë.
E Mërkurë, data 18 Janar 2023
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite reshjet e shiut do të mbeten me intesitet në veri. Era do të jetë me drjetim Jug me shpejtësi 18-30 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-8 me lartësi vale 1,8 deri në 3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 10/12°C
Zona e ulët 12/18°C
Zona bregdetare 16/19°C
E Enjte, data 19 Janar 2023
Moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe stuhi të përqëndruara në zonën perëndimore në orët e para të mëngjesit deri në mesdite, pasdite do të humbasin intesitet. Era do të jetë me drjetim Jug – Perëndim me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7-8 me lartësi vale 1,8 deri në 3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 10/11°C
Zona e ulët 12/17°C
Zona bregdetare 15/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




