Një zonë e zgjeruar me presion të ulët po ndikon Gadishullin e Ballkanit duke sjellë reshje shiu dhe stuhi, por edhe reshje bore në zonat malore.
Ditën e martë moti do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi të përqendruara në zonën perëndimore në mëngjes, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Jug, me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,8 deri në 2,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/10°C
Zona e ulët 10/16°C
Zona bregdetare 12/16°C
E Mërkurë, data 18 Janar 2023
Moti do të jetë me vranësira mesatare, reshje shiu dhe stuhi të përqendruara në zonën perëndimore por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet. Era do të jetë me drejtim Jug, me shpejtësi 20-28 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-8 me lartësi vale 1,8 deri në 3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/12°C
Zona e ulët 12/17°C
Zona bregdetare 14/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




