Gazeta Si – Red Bull-i edhe një herë i pari në start. Skuadra kampione bote në 2022-shin me Maks Vershtapen (por edhe për konstruktorë), i mund të gjithë edhe në lançimin e makinës së sezonit të ri (RB19).
Makina e re Red Bull do të prezantohet më 3 shkurt, në Nju Jork, 11 ditë para Ferrarit dhe 12 ditë para Mercedesit. ‘New kit, new car, new season… New York”, – ky është sllogani i njoftimit në rrjetet sociale të skuderisë kampione.

Red Bull ngre sërish stekën dhe kalon nga atmosfera tipike “british” e selisë së saj, në spktaklin e “New York lights” për të lançuar planet e saj për Botërorin që nis javën e parë të marsit me Çmimin e Madh të Bahreinit.
Interesant është fakti që edhe ‘motra e vogël’, Alpha Tauri, debuton në Nju Jork, por më 11 shkurt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




