Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të lartë atmosferik dhe rryma ajri pjesërisht të paqëndrueshme duke ndikuar kushte atmosferike pjesërisht të qëndrueshme edhe në vendin tonë.
E Shtunë, data 14 Janar 2023
Moti do të jetë me kthjellime, vranësira me prani të mjegullës në verilindje dhe juglindje të shoqëruar me reshje të pakta në Jug. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/10°C
Zona e ulët -1/15°C
Zona bregdetare 4/16°C
E Diel, data 15 Janar 2023
Moti do të jetë me kthjellime, vranësira të pakta dhe prani të mjegullës në verilindje dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -1/11°C
Zona e ulët 1/16°C
Zona bregdetare 6/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.