Drejtësia

Raporti vjetor i KLP, Balla: Sistemit i mungojnë rreth 100 prokurorë

Gazeta Si – Në raportin vjetor të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kreu i këtij institucioni Alfred Balla, ka bërë bilancin e drejtësisë për vitin që lamë pas dhe tregon prioritetet për 2023-in.

Balla tha se prokuroria nuk është në ditën e saj më të mirë, por po punon për të plotësuar numrin e vakancave, pasi mungojnë më shumë se 100 prokurorë.

“Prokuroria nuk është në ditën e saj më të mirë”, u shpreh Balla, ndërsa foli për vakanca të prokurorëve në sistem, Ai tregoi edhe se si do të plotësohen ato për vitet në vijim.

“Sot prokuroria nuk është në ditën e saj më të mirë, aktualisht në detyrë janë rreth 214 prokurorë me një numër vakancash rreth 107 prokurorë që i mungojnë sistemit”.

Balla shtoi se “sistemi i Vettingut ende s’ka përfunduar, janë rreth 88 prokurorë në proces, rreth 50 janë pezulluar nga KPK, 3 nga KLP për procedime disiplinore. Janë shkarakur 75 prokurorë, 21 janë dorëhequr, për 12 prokurorë është marrë një vendim nga KPK. Kanë kaluar vettingun rreth 60 prokurorë”.

Një nga prioritetet e vitit 2023, mbetet plotësimi i vakancave përmes emërimeve që dalin nga shkolla e Magjistraturës.

“Këshilli ka menduar që këto vakanca t’i mbushë përmes emërimeve të reja që dalin nga shkolla e magjistraturës. Në total bëhen 75 prokurorë që do mbushin radhët e vakancave për tre vitet e ardhshme”.

Po ashtu kreu i KLP-së u shpreh se janë miratuar 4 rregullore të reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë