Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik dhe masa ajri të ftohta kontinentale, të cilat kanë sjellë rënie të temperaturave në vendin tonë dhe stabilitet të motit.
E Enjte, data 12 Janar 2023
Moti do të jetë me kthjellime, vranësira mesatare me mjegull dhe ngrica në veri. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,8 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/7°C
Zona e ulët 0/14°C
Zona bregdetare 5/15°C
E Premte, data 13 Janar 2023
Moti do të jetë me kthjellime, vranësira të pakta dhe prani të mjegullës në verilindje dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim, me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/7°C
Zona e ulët -1/15°C
Zona bregdetare 5/14°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




