Gazeta Si - Gjykata e Posaçme dënon me 8 vjet e 8 muaj burg Gentian Malindin për “trafik të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”, për trafikimin e 137 kg kokaine nga Ekuadori, që u zëvendësua me oriz në portin e Pireut.
Sipas SPAK, Malindi është një nga njerëzit kryesor në pritjen e 137 kilogramëve kokainë, e cila ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, në shtator 2019.
Për këtë rast trafiku, janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorë të Malindit, Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, me 18 vjet burgim.
Lënda narkotike, e cila ishte identifikuar nga autoritetet e huaja në portin e Pireut në Greqi u zëvendësua me oriz dhe iu vendos GPS.
Sasia e lëndës narkotike u tërhoq nga Malindi dhe dy të dënuarit e tjerë nga Porti i Durrësit. SPAK në dosjen e tij ka si provë ndaj tij ka edhe një sërë përgjimesh ku ai shqetësohet për mbërritjen e kontejnerit ku ndodhej kokaina.
Malindi u arrestua në Vorë më 27 tetor të vitit 2022, teksa ishte duke lëvizuar me automjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.