Një front i ftohtë nga Atlantiku do të zbresë drejt Mesdheut, duke sjellë reshje shiu, stuhi dhe reshje bore në vendin tonë në fillimin e javës.
Ditën e hënë moti do të jetë me vranësira mesatare të cilat pasdite do të pasohen nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në veriperëndim dhe reshje bore në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesdite.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/10°C
Zona e ulët 8/17°C
Zona bregdetare 10/17°C
E Martë, data 10 Janar 2023
Moti do të jetë me vranësira mesatare, reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/8°C
Zona e ulët 5/14°C
Zona bregdetare 8/14°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




