Familjarët e minoritarit grek Kostandino Kacifas, i cili mbeti i vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, kanë bërë kërkesë te Prokuroria e Krimeve të Rënda për tërheqjen e trupit të 35-vjeçarit. Prokurori Njazi Seferi do të shprehet ditën e sotme në mesditë nëse do lejojë apo jo marrjen e trupit për ceremoninë mortore.
Trupi i 35-vjeçarit mbahet në Institutin e Mjekësisë Ligjore deri në përfundim të plotë të ekspertizës mjeko-ligjore të thelluar, ndërsa Prokuroria pritet të vendosë sot nëse do t’u japë trupin familjarëve apo jo.
Fjalën e fundit do ta thonë mjekët ligjorë për mënyrën sesi është qëlluar ndaj Kaçifasit dhe distancën prej nga është qitur me armë në drejtim të tij. Gjithashtu përmes analizave toksikologjike do të përcaktohet nëse 35-vjeçari ka qenë nën efektin e ndonjë substance.
Më herët, avokati i familjes së 35-vjeçarit Konstantinos Kacifas, ka deklaruar për mediat greke se trupi i Kaçifas do t’i kthehet familjes ditën e martë. Sipas tij, autoritetet shqiptare kanë rëndë dakord t’i dorëzojnë trupin e të ndjerit familjes. Avokati Efthimios Navridis tha për ANT1 se hetimet nga pala shqiptare kanë përfunduar. Ngjarja ndodhi më 28 tetor në fshatin Bularat të Gjirokastrës ku po mbaheshin festime për nder të ditës së Greqisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.