Anticikloni afrikan tashmë do të jetë dominues në Europën Jug-perëndimore duke mbajtur stabilitet të kushteve atmosferike dhe temperatura të larta në vendin tonë.
E Premte, data 30 Dhjetor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje të pakta në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/14°C
Zona e ulët 2/19°C
Zona bregdetare 10/18°C
E Shtunë, data 31 Dhjetor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/15°C
Zona e ulët 3/20°C
Zona bregdetare 10/19°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




