Drejtësia

Argumentet / Kushtetuesja rrëzon PD-në për komisionin hetimor “Becchetti”

Gazeta Si – Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkonte që Kuvendi të pranonte ngritjen e komisionit hetimor  për vendimet e Abritrazhit për çështjen e biznesmenit italian Francesco Bechetti, ku pretendohet se ka fituar 120 milionë euro.

Në një njoftim të saj, Gjykata në vendim e marrë vlerësoi se: Ajo ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështjeje, pasi vendimi nr. 9, datë 28.03.2022 i kësaj Gjykate nuk përbën gjë të gjykuar, për rrjedhojë as pengesë në aspektin kushtetues. Kërkuesi plotëson kriteret e legjitimimit, pasi kërkesa është paraqitur nga i njëjti subjekt që ka kërkuar edhe ngritjen e komisionit hetimor.

“Në lidhje me themelin e pretendimeve, Gjykata nuk arriti në përfundimin se në rastin konkret plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor”, thuhet më tej si pjesë e argumentimit të vendimit të Kushtetueses. Këto argumente kanë çuar në marrjen e vendimit për rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga deputetët e PD-së, cili mësohet se marrë me shumicë votash nga gjyqtarët.

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, por sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 120 milionë euro biznesmenit.

Opozita kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për vendimin e Arbitrazhit, por mazhoranca e rrëzoi duke pretenduar se ende nuk është marrë. Edhe sot qeveria pretendon se gjyqi me biznesmenin italian nuk ka përfunduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë