Drejtësia

Saida Dollani zgjidhet zëvendës kryetare e Apelit në GJKKO

Gazeta Si – Saida Dollani zgjidhet zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi u mor në mbledhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ,e mbajtur nën drejtimin e zëvendëskryetares së Gjykatës, znj. Nertina Kosova më datë 23.12.2022.

Dollani merr detyrën pas përfundimit të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën e zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, “me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga data 23.12.2019 deri më datë 23.12.2022”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Dollani ka mbajtur funksionin e gjyqtares së gjykatës së Apelit që nga prilli i vitit 2004.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë