Moti

Fillimi i javës me diell dhe temperatura të larta

Gazeta Si- Presioni i lartë atmosferik në veri të kontinentit Afrikan vijon të shtrijë influencën e tij në rajonet e Mesdheut duke mbajtur temperatura të larta në vendin tonë.

E Hënë , data 26 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull në verilindje dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      2/14°C

Zona e ulët         2/19°C

Zona bregdetare 10/18°C

E Martë, data 26 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me  kthjellime dhe vranësira në shtim në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      2/14°C

Zona e ulët         2/20°C

Zona bregdetare 8/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë