Microsoft-i duhet të paguajë një gjobë prej 60 milionë eurosh për shkelje të rregulloreve ligjore për “Cookies”, një masë e vendosur nga autoriteti francez i mbrojtjes së të dhënave CNIL.
Autoriteti akuzon Microsoft-in për shkelje të rregulloreve me motorin e kërkimit bing.com. “Cookies” i vendosur për qëllime reklamimi mbledh informacione. Gjithashtu, nuk ka asnjë opsion që lehtëson refuzimin e “Cookies” përveç pranimit të tyre.
“Cookies” janë regjistrime të vogla të dhënash që ruhen në pajisje kur dikush viziton një faqe interneti. Kjo i bën shumë gjëra më të lehta për përdoruesit, por informacioni personal gjithashtu mund të bëhet transparent dhe t’u transmetohet reklamuesve.
CNIL vendosi që Microsoft-u duhet të ndryshojë rregulloren e tij brenda tre muajve.
Kompania ka kërkuar që të ketë një opsion konfirmimi nëse përdoruesit duan që të përdoren të dhënat e tyre.
Përndryshe, kompania e softëare-it duhet të paguajë një gjobë prej 60,000 € për ditë vonesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



