Anticikloni afrikan vijon të ushtrojë aktivitetin e tij duke sjellë masa ajri të ngrohta me lagështirë nga Mesdheu të cilat do te kushtëzojnë klimë të butë në vendin tonë gjatë këtyre ditëve.
Ditën e premte moti do të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës ndërsa pasdite do ketë më tepër kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/8°C
Zona e ulët 3/16°C
Zona bregdetare 10/16°C
E Shtunë, data 24 Dhjetor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura pasdite. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë në rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/10°C
Zona e ulët 2/16°C
Zona bregdetare 10/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




