Muzike

Elsa Lila fiton çmimin e parë të Fest ’61, por në Eurovision shkon Albina nga Kosova

Albina Kelmendi dhe familja e saj do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2023 në Liverpool.

Albina u shpall fituese me këngën “Duje” në edicionin 61 “Festivalit të Këngës” bazuar te votat e publikut.

Për herë të parë, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 u zgjodh vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve.

Rezultoi që “Duje” ishte e preferuara e publikut.

Elsa Lila ishte fituese e çmimit të parë të “Festivalit të Këngës”, çmim që u dha nga juria profesioniste;

Albina Kelmendi me këngën “Duje” mori çmimin e dytë; ndërsa të tretët u renditën 2 Farm me këngën “Atomike”.

Kompeticioni ndërkombëtar Eurosong do të mbahet në këtë edicion të 67-të në Liverpool, Mbretëri e Bashkuar, pasi fituesit e vitit 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, e kanë të pamundur ta mbajnë ngjarjen muzikore në vendin e tyre, për shkak të Luftës me Rusinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë