Lajme

Ngjarja në ish-Bllok, shtyhet për nesër masa e sigurisë për Martinajn

Gjykata e Tiranës ka shtyrë masën e sigurisë për Ervis Martinajn, një nga protagonistët e përfshirë në masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë.

Mësohet se vendimi për Martinajn, i cili po ashtu mbeti i plagosur në ngjarjen në fjalë, do të jepet ditën e nesërme, pas provave të reja të paraqitura sot nga prokuroria.

Pikërish nesër Martinajt i mbaron afati për masën e sigurisë prej 30 ditësh qëndrimi në burg.

Prokuroria siguroi prova të reja për vrasjen në ish-Bllok, të cilat rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.

Prokuroria ka zbuluar biseda në aplikacionet Whatsapp dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Në bazë të provave balistike, rezulton se Martinaj nuk ka qëlluar me armë mbrëmjen kur ndodhi ngjarja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë