Lajme

Çanta e dyshimtë te “Unaza e Re” kishte vetëm rroba të vjetra

Çanta e dyshimtë e konstatuar poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh në zonë e “Unazës së Re” ka rezultuar një alarm fals.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, të cilat formuan perimetrin e sigurisë dhe njoftuan njësinë anti-eksplozivë.

Por pas kqyrjes nga forcat xheniere, u konstatua se çanta nuk mbante lëndë plasëse. Në të kishte vetëm rroba të vjetra. Prania e çantës shkaktoi panik tek banorët e zonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë