Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pritur në takim një delegacion të Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, i cili kryesohej nga Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme z.Philip Rutnam dhe shoqërohej nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, z.Duncan Norman.
Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, përmes shkëmbimit të informacionit si dhe mbështetja e reformës në sistemin penitenciar, me synim rritjen e sigurisë së brendshme kanë qenë temat kryesore të diskutimit.
Në përgjigje të interesimit të delegacionit britanik, Ministrja Gjonaj ka bërë një ekspoze të ecurisë dhe rezultateve të deritanishme të Reformës në Drejtësi, duke e vënë theksin te ngritja e institucioneve të reja si Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, të cilat do të krijojë kushtet e duhura për ndjekjen dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet e larta të politikës dhe administratës publike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




