Teknologji dhe Inovacion

Tani recetat e mjekëve do të dëshifrohen me një foto falë Google Lens

Gjatë konferencës vjetore të zhvilluesve në Indi, Google ndau një veçori të re që po testohet.

Falë përditësimeve të inteligjencës artificiale të Google Lens, gjiganti do të bëjë të mundur “deshifrimin” e shkrimeve shpesh të palexueshme të mjekëve, duke përdorur kamerën e smartfonit.

Me një fotografi të thjeshtë të dokumentit, njerëzit mund ta ngarkojnë atë në program për të zbuluar ilaçet e shkruara në recetë.

Google Lens do të mund të shkarkohet në Android dhe iPhone (në aplikacionin Google) kur të jetë gati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë