Teknologji dhe Inovacion

Elon Musk thyen heshtjen pasi 10 milionë përdorues të Twitter votuan që ai të japë dorëheqjen

Miliarderi thotë se vetëm abonentët me pagesë të Twitter Blue do të mund të votojnë në sondazhet e ardhshme të lidhura me politikat në platformë.

Elon Musk ka postuar në Twitter për herë të parë që kur më shumë se 10 milionë njerëz votuan në favor të dorëheqjes së tij nga posti i shefit ekzekutiv të Twitter, duke thënë se vetëm abonentët me pagesë të ‘Twitter Blue’ do të mund të votojnë në sondazhet e ardhshme të lidhura me politikat e platformës.

Musk ka pyetur përdoruesit e Twitter nëse ai duhet të largohet nga posti e drejtuesit, duke premtuar se do ti përmbahet sondazhit. Kur sondazhi u mbyll, 57.5% thanë se ai duhet të tërhiqej.

Musk nuk postoi në Twitter orët pasardhëse por heshtja e tij u thyer kur ai iu përgjigj me “Interesante” komenteve që thonin se votat kanë ardhur nga llogari të rreme.

Duke iu përgjigjur sugjerimit të një përdoruesi tjetër i cili tha se “Përdoruesit e verifikuar duhet të jenë të vetmit që mund të votojnë në sondazhet e lidhura me politikat”, Musk shkroi: “Mendim i mirë. Twitter do ta bëjë këtë ndryshim”.

Twitter Blue është një abonim me pagesë që lejon këdo që të blejë një shenjë blu për llogarinë e tij që tregon se është një llogari e verifikuar.

Musk ka një histori të përdorimit të sondazheve në Twitter për të vulosur vendime të mëdha, duke shitur një të dhjetën e zotërimeve të tij në Tesla pas një sondazhi në vitin 2021 dhe duke rikthyer Donald Trump në Twitter muajin e kaluar.

Ideja e dorëheqjes si shef ekzekutiv është lënë të kuptohet shumë kohë përpara se të publikohej sondazhi në Twitter. Më 16 nëntor, ai i tha se kishte në plan të mos harxhonte më aq shumë kohë në Twitter dhe të gjente dikë tjetër për të drejtuar Twitter me kalimin e kohës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë