Arsim

Kushi: Libra falas për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, deri në klasë të 9 janë me detyrim kthimi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se fëmijët e klasave të para, të dyta dhe të treta do ti marrin librat falas. Në konferencën pas vendimeve të Qeverisë, Kushi tha se një tjetër vendim që lehtëson barrën financiare të familjeve është trashëgimi i teksteve për nxënësit më të rritur se klasa e 4 nga një brez në tjetrin për 3 vite.

“Qëllimi është të lehtësojmë barrën financiare të familjeve dhe e kemi specifikuar që janë tekste shkollore në përdorim falas”, thotë Kushi.

Nxënësit pasi i përdorin 1 vit librat, duhet t’i dorëzojnë që t’i marrë viti tjetër dikush tjetër. Këto do të zgjasin për 3 vite.

“Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas çdo vit. Vendosëm kështu sepse nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur por edhe se ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë. Arsyeja pse kemi vendosur që për klasat e tjera të jenë në përdorim falas e të trashëgohen nga një brez në tjetrin është që të mësojnë ta mirëmbajnë e ta përdorin nga një brez në tjetrin”, tha Kushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë