TikTok ka nisur testimin e modalitetit horizontal me përdorues të përzgjedhur në mbarë botën. Sipas disa ekspertëve, kjo risi do ta ndihmojë të konkurrojë drejtpërdrejt me platformën më të madhe të videove, Youtube.
Videot vertikale virale ishin një nga çelësat që e ndihmuan TikTok të rritej eksponencialisht në numrin e përdoruesve në mbarë botën. TikTok është platforma më e përdorur midis të rinjve dhe është shkarkuar të paktën 4 miliardë herë.
Megjithatë, ka patur disa paralajmërime në vende si SHBA e Australi për ta ndaluar si pasojë e akuzave për kërcënim të sigurisë kombëtare. Tajvani e ka ndalur tashmë përdorimin e tij, ndërsa India e ka bërë që në vitin 2020 pas një mosmarrëveshjeje ushtarake.
Këtë vit, TikTok ka deklaruar se do të lejojë video me kohëzgjatje 10 minuta nga 3 maksimalisht që ishte deri më tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



