Qëndra ciklonike po zhvendoset drejt ballkanit verilindor ku pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vendin tonë pasdite dhe gjatë ditës së Diel.
E Shtunë, data 17 Dhjetor 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në zonën veriperëndimore në pjesën e parë të ditës. Pasdite rreshjet do të humbasin intesitet. Era do të jetë me drjetim Jug – Perëndim me shpejtësi 15 -25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,0 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 10/16°C
Zona e ulët 12/21°C
Zona bregdetare 14/22°C
E Diel, data 18 Dhjetor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drjetim Veri – Perëndim me shpejtësi 8 -10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 7/13°C
Zona e ulët 8/17°C
Zona bregdetare 12/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




