Ka ndodhur

Aksident në mesnatë në aksin TEG-Shkozë, humb jetën 35 vjeçari

Gazeta Si - Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në mesnatë në Tiranë.

Aksidenti tragjik ndodhi në aksin rrugor “TEG-Shkozë” në afërsi të xhamisë së Farkës.

Policia thotë se F.H., ka humbur kontrollin e makinës dhe pasi ka dalë nga rruga është përplasur me bordurën anësore.

I riu ka marrë plagë të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë