Interneti është duke u bërë gjithnjë e më pak i lirë, ka një përkeqësim në aspektin e të drejtave dhe lirive të rrjetit me modelin gjithnjë e më të përhapur të Kinës në vendet e tjera. Raporti i fundit vjen nga organizata jo-qeveritare “Freedom House”, e cila evidenton një përkeqësim në shumicën e 65 vendeve të vlerësuara.
Në krye të kombeve, me numrin më të madh të shkeljeve, është Kina me një rezultat nga 88 në 100, i pasuar nga Irani (85/100) dhe Siria (83/100). Në Shtetet e Bashkuara, liria e internetit ka rënë në 2018-ën, për shkak të shfuqizimit të neutralitetit të rrjetit.
Italia konsiderohet një komb me një nivel të mirë lirie të rrjetit: vlerësimi është 25 nga 100. Sipas OJQ-ve, qeveritë po rrisin kontrollin mbi të dhënat e qytetarëve duke përdorur rregulloret e paraqitura zyrtarisht për të eliminuar lajmet e rreme. Politika kineze e kufizimit është përhapur në dy vitet e fundit me qeverinë që ka trajnuar vendet në zhvillim në këtë kuptim.
“Tema e qartë në këtë raport është se interneti gjithnjë e më shumë po përdoret për të shkatërruar demokracitë në krahasim me diktaturat destabilizuese”, shpjegon Mike Abramowitz, president i Freedom House.
“Propaganda dhe keqinformimi, – shtoi ai, – po helmojnë gjithnjë e më shumë sferën digjitale dhe autoritarizmi e populistët përdorin luftën kundër lajmeve të rreme si një justifikim për të burgosur gazetarët dhe kritikët e mediave sociale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.