Teknologji dhe Inovacion

Interneti gjithnjë e më pak i lirë dhe modeli i Kinës po zgjerohet

Interneti është duke u bërë gjithnjë e më pak i lirë, ka një përkeqësim në aspektin e të drejtave dhe lirive të rrjetit me modelin gjithnjë e më të përhapur të Kinës në vendet e tjera. Raporti i fundit vjen nga organizata jo-qeveritare “Freedom House”, e cila evidenton një përkeqësim në shumicën e 65 vendeve të vlerësuara.

Në krye të kombeve, me numrin më të madh të shkeljeve, është Kina me një rezultat nga 88 në 100, i pasuar nga Irani (85/100) dhe Siria (83/100). Në Shtetet e Bashkuara, liria e internetit ka rënë në 2018-ën, për shkak të shfuqizimit të neutralitetit të rrjetit.

Italia konsiderohet një komb me një nivel të mirë lirie të rrjetit: vlerësimi është 25 nga 100. Sipas OJQ-ve, qeveritë po rrisin kontrollin mbi të dhënat e qytetarëve duke përdorur rregulloret e paraqitura zyrtarisht për të eliminuar lajmet e rreme. Politika kineze e kufizimit është përhapur në dy vitet e fundit me qeverinë që ka trajnuar vendet në zhvillim në këtë kuptim.

"Tema e qartë në këtë raport është se interneti gjithnjë e më shumë po përdoret për të shkatërruar demokracitë në krahasim me diktaturat destabilizuese", shpjegon Mike Abramowitz, president i Freedom House.

"Propaganda dhe keqinformimi, - shtoi ai, - po helmojnë gjithnjë e më shumë sferën digjitale dhe autoritarizmi e populistët përdorin luftën kundër lajmeve të rreme si një justifikim për të burgosur gazetarët dhe kritikët e mediave sociale".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë