Teknologji dhe Inovacion

WhatsApp sjell avatarë të personalizuar

Përditësimi i fundit i WhatsApp do të sjellë avatarë të personalizuar në aplikacionin e njohur të mesazheve.

Përdoruesit në të dyja pajisjet Android dhe iOS do të jenë në gjendje të krijojnë karakteret e tyre virtuale 3D dhe t’i vendosin si foto profili. Është hera e parë që kompania e prezanton këtë veçori në WhatsApp. Ajo e ka shpërndarë tashmë në platformat e tjera të saj Facebook dhe Instagram dhe Messenger.

“Ne po sjellim avatarë në WhatsApp. Tani mund të përdorni avatarin tuaj në biseda. Më shumë stile vijnë së shpejti në të gjitha aplikacionet”, shkroi CEO i Meta Mark Zuckerberg.

WhatsApp dha më shumë detaje rreth veçorisë së re në një postim në blog duke pretenduar se ato do të rrisin privatësinë dhe personalizimin.

Avatari është një version digjital i juaji. Ai mund të krijohet nga miliarda kombinime të stileve të ndryshme të flokëve, tipareve të fytyrës dhe veshjeve. Dërgimi i një avatari është një mënyrë e shpejtë dhe argëtuese për të ndarë emocionet me miqtë dhe familjen. Mund të jetë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të përfaqësuar veten pa përdorur foton tuaj reale.

Funksioni i ri mund të gjendet brenda cilësimeve të aplikacionit nën fotografinë e profilit të një përdoruesi. WhatsApp së fundmi shtoi dhe funksionin e tij më të ri “Message Yourself” për përdoruesit e aplikacionit në mbarë botën. Aplikacioni tani do t’ju lejojë t’i dërgoni tekst vetes për të ruajtur mesazhet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë