Gazeta Si – Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke konstatuar cënim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve.
Kushtetuesja detyron Kuvendin për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Ndërkaq për urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për karantinimin karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia, ka vendosur pushimin e çështjes.
Shoqata ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, kishte ngritur muaj më parë padi në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke pretenduar për cenim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve.
Ata shprehen se votimi nga jashtë vendit i emigrantëve nuk u mundësua për shkak të mungesës së vullnetit politik, por edhe nga mosveprimet dhe qëndrimet pasive të mbajtura nga organet e ngarkuara nga ligji për të miratuar aktet nënligjore që kanë për objekt rregullimin e votimit nga jashtë.
E drejta e emigrantëve për të votuar jashtë vendit nuk u zbatua në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 pasi nuk u gjet konsensus mes palëve politike mbi sistemin se si do të zbatohej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




