Moti

E premtja me vranësira dhe temperatura të larta, gjatë fundjavës priten reshje intesive dhe stuhi

Rrymat ajrore të paqëndrueshme po avancojnë drejt Mesdheut ku gjatë fundjavës do të përfshijnë vendin tonë ku priten reshje intensive dhe stuhi .

Ditën e premte moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu të lokalizuara në zonën veriperëndimore.  Zona e ulët dhe juglindja do të jetë me e qëndrueshme. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       6/14°C

Zona e ulët         8/23°C

Zona bregdetare 12/21°C

E Shtunë, data 10 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu intesive dhe stuhi me aktivitet kryesor në veriperëndim dhe jugperëndim.  Era do të jetë me drejtim Jug -Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       6/12°C

Zona e ulët         8/19°C

Zona bregdetare 12/20°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë