Teknologji dhe Inovacion

Njerëzit në Europë tani mund t’i riparojnë vetë iPhonet

Kushdo që mendon se mund të rregullojë vetë një iPhone, tani mundet sepse kompania do ofrojë shërbime në disa vende të Europës si Belgjikë, Francë, Gjermani, itali, Poloni, Spanjë, Suedi.

Shërbimi online do të ofrojë mjete dhe do të shesë ekrane, bateri dhe pjesë kamerash për disa modele të lëshuara që nga viti 2020.

Programi i vetë-riparimit do të lejojë qytetarët të blejnë pjesë origjinale për iPhone.

Ky shërbim është lançuar për herë të parë vitin e kaluar në Amerikë.

Apple tha se ka më shumë se 5 mijë dyqane riparimi të autorizuara në mbarë botën me akses në pjesët origjinale.

“Me konsumatorin mesatar që e mban telefonin inteligjent për 4.2 vjet, qasja në opsionet e riparimit është thelbësore”, thanë zëdhënësit e Apple.

Përveç ofrimit të pjesëve, Apple kohët e fundit ka testuar ndryshimet e brendshme në pajisjet e saj për t’i bërë ato më të lehta për t’u riparuar. Për shembull, është më e lehtë të riparosh një iPhone 14 në krahasim me telefonat paraardhës.

Xhami i pasmë mund të zëvendësohet më lehtë si dhe ekrani dhe bateria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë