Sociale

Ministria e Arsimit për 6 Dhjetorin: Mësimi do zhvillohet normalisht

Me anë të një njoftimi për median, Ministria e Arsimit ka sqaruar se me datë 6 dhjetor mësimi do të zhvillohet normalisht. 
“E detyruar nga pyetja e vazhdueshme “A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës”, shkruan Ministria e Arsimit duke shtuar se edhe pse Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme, s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. 

“Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Arsimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë