Gazeta Si – Formula 1 ka bërë të ditur se Çmimi i Madh i Kinës, i parashikuar për t’u zhvilluar 16 prillin e vitit të ardhshëm, është anuluar. Pas një sërë kontaktesh mes promotorëve dhe autoriteteve lokale, është vendosur që kjo garë të përjashtohet nga kalendari i Botërorit 2023.
Vendimi ka ardhur për shkak të vështirësive organizative që lidhen me masat shtrënguese ndaj Covid-it, që vazhdon të jetë i pranishëm në Kinë. ‘Liberty Media’ dhe FIA po shohin opsionet alternative për të zëvendësuar këtë garë. Për herë të fundit në Kinë është garuar në vitin 2019.
The 2023 Chinese Grand Prix will not take place due to the ongoing difficulties presented by the COVID-19 situation#F1 pic.twitter.com/RQaEplXJvA
— Formula 1 (@F1) December 2, 2022
Ka një mundësi që kalendari të mbetet me 23 gara. Botërori 2023 nis në Bahrein më 5 mars dhe mbyllet në Abu Dhabi më 26 nëntor. Është konfirmuar pauza e gushtit, me garën e Belgjikës të spostuar më 30 korrik. Mungesa e Francës ka bërë jo pak zhurmë.
Garat Sprint, kualifikueset e së shtunës në formatin e një gare 100 kilometra dhe me pikë për 8 vendet e para, do të bëhen gjashtë. Ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht se ku do të zhvillohen këto gara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




