“Angels & Queens – Part 1”. Nga Gabriels
Treshja amerikano-britanike shënjoi në gjysmën e dytë të 2021-shit me disa këngë të grupuara në një EP. Ata vazhduan suksesin me një minialbum në vitin 2022. Ata janë një kombinim i muzikës RnB, Pop dhe elektronikë.
“Diaspora Problems”. Nga Soul Glo
Muzika e vrazhdë punk mbahet si muzikë “të bardhësh”, ndonëse kanë dalë shumë pionerë me ngjyrë. Soul Glo është një bandë nga Filadelfia që mikson muzikën punk me atë hip-hop.
“Freakout/Release”. Nga Hot Chip
Kur një grup bën albumin e tetë, janë tashmë të konsumuar. Ky nuk është rasti i Hot Chip. Grupi vijon të kombinojë melankolinë me euforinë, edhe për të kërcyer edhe për të qarë.
“Lucifer on the Sofa”. Nga Spoon
Njësoj si Hot Chip, Spoon ka më shumë kohë; ky është albumi i tyre i tetë. Aftësia e tyre është të bëjnë çdo këngë më të mirë se e mëparshmja.
“Maliba”. Nga Fatoumata Diaëara
Qindra mijëra dorëshkrime u prodhuan në Timbuktu midis shekujve 11 dhe 18; rreth 350,000 u zhvendosën fshehurazi në qytet në vitin 2012 për t’i shpëtuar ata nga dhuna xhihadiste. Google Arts and Culture kanë filluar digjitalizimin e librave të brishtë dhe Fatoumata Diawara bashkëpunoi me të për të krijuar një kolonë zanore për projektin. Rezultati, “Maliba”, është një vepër e mrekullueshme e ruajtjes kulturore nga një prej emrave më të mëdhenj të muzikës bashkëkohore afrikane. Vokali i saj plot shpirt, telat e lëkundur dhe ritmet e këndshme nuk zhgënjejnë kurrë.
“Motomami”. Nga Rosalía
Ylli katalanas i flamengo-pop-it dëshmon kredencialet e saj sfiduese për zhanrin me albumin e saj të tretë në studio, i cili shfaq gamën e saj muzikore, aftësinë për inovacion dhe ambicie të jashtëzakonshme. Të 16 këngët janë miksuar nga bachata, reggaeton, muzika elektronike dhe hip-hop. “Motomami” fitoi albumin e vitit në çmimet Latin Grammy të këtij viti.
“Remember Your North Star”. Nga Yaya Bey
Ky album i zhdërvjellët dhe i shumëanshëm ka ndjesinë intime të një shoqeje që lexon ditarin e saj me zë të lartë. Teksa kombinon poezinë me fjalët e folura dhe këngën, kantautorja nga Nju Jorku lëviz me shpejtësi përmes RnB, tingujve reggae dhe Afro-house.
“Renaissance”. Nga Beyoncé
Me albumin e saj të shtatë solo, “Queen Bey” forcon vendin e saj në historinë e muzikës pop. Ajo tani është e lidhur me Jay-Z, bashkëshortin e saj, me më shumë nominime Grammy në të gjitha kohërat, një rekord 88.
“(self-titled)”. Nga Marcus Mumford
Për albumin e tij të parë solo, Marcus Mumford thellohet në brendësi të tij, duke reflektuar mbi abuzimin e tij seksual gjatë fëmijërisë në terma të ashpra dhe shqetësuese. Ndonjëherë tekstet lexohen më tepër si transkriptime të seancave të terapisë.
“Where I’m Meant To Be”. Nga Ezra Collective
Albumi i tretë i kuintetit kalon mes Afrobeat-it pulsues, ritmeve frenetike të salsës dhe shkrirjeve të funk-ut, xhazit dhe R’n’B. Është një turne muzikor plot jetë./The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.